X

Ditëlindja e 29-të e PD-së/ Basha: Jemi partia e shpresës. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta


Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike 29 vite më parë me një postim në “Facebook”.

Basha shkruan se ‘Liri-Demokraci’ ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb që ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati pesë dekada.

Ai thekson se PD ia ka dalë të jetë partia e shpresës dhe kjo është arritja më e madhe.
Sipas Bashës, sot shqiptarët i kanë sytë nga demokratët për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Lideri i opozitës deklaron se shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj dhe se këtë do e bëjnë realitet.

POSTIMI I BASHËS

Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj!

Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Shpërthen’ Arbër Hajdari, i kthehet Elvis Naçit: O hoxhe mos më ndërprit, nga të gjithë këtu kam bërë shumë punë konkrete, jo llafe. Reagon Fevziu, imami qesh (VIDEO)

Dje në emisionin “Opinon” Arbër Hajdari ka ‘shpërthyer’ kundër të gjithëve, pasi është shprehur se në panel po i jepej...

Close