X

Dëmtime në strukturë dhe kolona, mbyllet Gjykata e Lezhës


Pas realizimit të dy akteve të ekspertimit është konstatuar se godina e Gjykatës së Lezhës paraqet rrezikshmëri për të kryer funksione normale, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se prej dy javësh për shkak të kësaj situate, çështjet imediate gjyqësore janë zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Lezhës.

Ndërkohë e kontaktuar nga Fax News, kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, ka pohuar se godina ka dëmtime në strukturë dhe kolona.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Manifestim në Suedi kundër Nobelit për Handke/ Fjalët e poetit nga Gjakova: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë

Shqiptar Oseku, poet dhe anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë...

Close