X

Balla i shqetësuar nga komentuesit anonimë në rrjet: Thonë çfarë i do kokrra e qefit për shkrimet e mia!

Në emisionin e Sokol Ballës, në News24, u diskutuan projektligjet e qeverisë për mediat online. Pavarësisht se tema e emisionit lidhej me këto dy projektligje konkrete, në emision u diskutua më shumë për lajmet e rreme në Amerikë dhe si do të luftohet ky fenomen global edhe në Shqipëri, se sa për Këshillin e Ankesave të AMA-s, që do të gjykojë përmbajtjen e portaleve, duke zëvendësuar gjykatat.

Veç kësaj teme, të trajtuar në mënyrë kaq origjinale, moderatori Sokol Balla, foli edhe për një nga shqetësimet e tij sa i përket komentuesve në rrjetet sociale, konkretisht për komentuesit anonimë , që fyejnë dhe komentojnë shkrimet e tij, për të cilat harxhon energji për t’i shkruar dhe vë në dispozicion të gjithë eksperiencën e tij 30 vjeçare.

Ti dhe unë i vendosim emrin artikullit, ndërkohë që poshtë artikullit tënd dhe poshtë artikullit tim, ne që kemi nga 20 apo 30 vite në profesion, shkruan dikush poshtë, që është anonim dhe thotë cfarë ti dojë kokrra e qejfit. Ndërkohë, që une dhe ti për shkrimet tona harxhojmë energji dhe tregohemi të kujdesshëm për të vërtetën, ndërkohë dikush tjetër poshtë që nuk ka asnjë lloj formimi, nuk ka as detyrimin të vendosë emrin e vet. Portalet jashtë, në bazë të ligjit të shtypit, nëse boton një gënjeshtër, bëhesh bashkëautori i gënjeshtrës. Kur boton opinionin e dikujt poshtë shkrimit tënd, je bashkëpërgjegjës, jashtë është e rregulluar me ligj.
Njoh botues të vjetër në profesion, që thonë, ne i lëmë vetë të na shajnë, se na rriten klikimet. Kjo është çmenduri!”, u shpreh Balla, dukshëm i indinjuar.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Juventusi triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions League. Juventusi fitoi 0-2 në fushën...

Close