X

VIDEO-FOTO/ Edi Rama frymëzohet nga Borschardt, u nxjerr gishtin e mesit protestuesve


Mbrëmjen e djeshme Edi Rama nuk është përmbajtur aspak pasi një grup të rinjsh që e quajnë veten ‘Rezistenca Rinore’, protestuan kundër tij dhe Erion Veliaj.

Në mes të sheshit ‘Skënderbej’ dhe në sy të dhjetëra fëmijëve që ishin sjellë në shesh nga Erion Veliaj, Edi Rama ka vendosur t’u nxjerrë gishtin e mesit protestuesve dhe qytetarëve të Tiranës që ishin në shesh.

Është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ai i cili e ka bërë publike foton.

‘Ky është kryeministri i Shqipërisë, që i nxjerr gishtin e mesit qytetarëve të Tiranës, në veçanti rinisë! Pa fjalë!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Paketa Antishpifje, Media insiston: Qeveri tërhiqu, mos kufizo lirinë e shprehjes

Organizatat e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara...

Close