X

U kërkua burg për Salianjin/ Berisha dënon ashpër procesin: Rama urdhëroi fallangat e tij të KÇK…


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas leximit të pretencës nga Prokuroria për Ervin Salianjin, ku kërkonte 1 vit e 6 muaj burg për të.Në një postim në Facebook, Berisha e dënon ashpër këtë proces, duke e quajtur politik. Sipas Berishës, kryeministri Rama, urdhëroi sot fallangat e tij te KÇK, si çi quan ai ndryshe,  të denojne si kundërshtarë politiëk me proces kriminal dhe të turpshëm ish- deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Olldashi sepse ata iu faktuan shqiptarëve dhe botës lidhjet me trafiqet dhe drogën.

“Edvin Kristaq Xhelati urdheroi sot fallangat e tij te KÇK te denojne si kundershtare politik me proces kriminal dhe te turpshem is deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Olldashi sepse ata ju faktuan shqiptareve dhe botes lidhjet me trafiqet dhe drogen te Edvin Kristaq Droges, Faqezi Droges, Agron Geron Dorges, Ardi Geron Droges dhe piramides se droges se narkoshtetit, drejtore lokal dhe qendror te policise, oficere te SHISH, narkoprokurore, dhe gjer tek narkoministri i brendshem dhe krye kreu i meduzes se narkoshtetit shqiptar, vet Edvin Mafia”, shkruan Berisha. 

Postimi i plotë i Sali Berishës: 

Procesi politik Salianji – Olldashi i krye kreut te meduzes Edvin Mafia, nje kushtrim per shqiptaret!

Te dashur miq, sot krye kreu i meduzes se narkoshtetit Edvin Kristaq Xhelati zgjodhi gjendjen e Fatkeqesise Natyrore dhe urdheroi fallangat e tij te KÇK te droges, bandave dhe krimit te kerkojne ne nje farse kriminale politike denimin me 1 vit e 6 muaj per Ish deputetin Ervin Salianji dhe nje vit heqje lirie per gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi.

Edvin Kristaq Xhelati urdheroi sot fallangat e tij te KÇK te denojne si kundershtare politik me proces kriminal dhe te turpshem is deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Olldashi sepse ata ju faktuan shqiptareve dhe botes lidhjet me trafiqet dhe drogen te Edvin Kristaq Droges, Faqezi Droges, Agron Geron Dorges, Ardi Geron Droges dhe piramides se droges se narkoshtetit, drejtore lokal dhe qendror te policise, oficere te SHISH, narkoprokurore, dhe gjer tek narkoministri i brendshem dhe krye kreu i meduzes se narkoshtetit shqiptar, vet Edvin Mafia.

Ne kete proces te shemtuar politik u denua me 3.5 vjet burg Alfred Veliu, i cili si bashkepuntor i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, por edhe i vet SHISH dhe Prokurorise, faktoi me prova te pakundershtueshme se klani i droges i narkoministrit Fatzi Xhafa konkretisht Agron Geron Xhafa vazhdonin trafikun e droges nen mbrojtjen e narkoshtetit.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e turpshem politik Salianji-Olldashi te Edvin Kristaq Droges dhe klanit te tij kriminal dhe ju bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te ndeshkojne ashper kreun e narkoshtetit shqiptar per kete akt kriminal qe shkel rende kushtetuten dhe konventat nderkombetare te lirive dhe te drejtave te njeriut. sb

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun, si  dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.Sipas Prokurorisë të pandehurit kanë kryer kallëzim të rremë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ikën Ilir Zela, në krye të AKEP kalon Tomi Frashëri/ Kush është drejtori i Edi Ramës që do të ketë kontroll mbi portalet

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir, Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka...

Close