X

Pretenca për Salianjin, Manjani sulmon prokurorin Kolë Hysenaj: Çmenduri juridike, lajthitje e rëndë në objekt e ligj


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale”. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shprehet se kallëzimi që të jetë i rremë, duhet të rrëfejë një krim që s’ka ndodhur apo është bërë për të filluar një çështje ndaj dikujt padrejtësisht. Sipas tij, konkluzioni i prokurorit Kolë Hysenaj, ëq është marrë me këtë dosje është çmenduri juridike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit: 

Nuk do ta besoja po të ma rrefente dikush konkluzionin krejt alogjik dhe pa asnjë mbështetje ligjore të Prokurorisë që akuzon njerëz për kallëzim të rremë, ndërkohë që nuk është bërë kallëzim fare!!! Çmenduri juridike, që sigurisht lë shteg për hamendësime nga më të ndryshme. Siç mund ta shihni në këtë foto, Kallëzimi i Rremë (neni 305) është mjë vepër penale në kapitullin e Veprave Penale ndaj Drejtësisë. Pra kallëzimi i rremë synon të konfuzojë drejtësinë.

Që të gjendemi përpara akuzës për Kallëzim të Rremë, duhet të të kesh bërë një kallëzim në Prokurori si fillim. Pastaj kjo e fundit çmon nëse kallëzimi i bërë ka patur ndonjë qëllim nga ato që përmban neni 305 apo jo. Pra, kallëzimi që të jetë i rremë duhet të rrëfjë një krim që ska ndodhur apo është bërë për të filluar një çështje ndaj dikujt padrejtësisht.

Asnjëri nga ata persona, që sot Prokuroria i ka akuzuar dhe në pretencën e saj ka kërkuar dënim, NUK BËRI KURRË NJË KALLËZIM në Prokurori.

Pra të akuzosh për Kallëzim të Rremë, pa kallëzim fare quhet NONSENS juridik. Lajthitje e rëndë në objekt e në ligj.

Nuk po i hyj përmbajtjes së denoncimit publik që ata persona bënë ndaj vëllait të ish ministrit të brendshëm, sepse fakt është se ata nuk gënjyen. Vëllai i ish ministrit gjendet tashmë në burg si rezultat i këtij denoncimi publik. Pra edhe sikur, për një moment të pranojmë nonsensin e prokurorisë, denoncimi tregoi një fakt të vërtetë. Kjo është turp, jo akuzë! Shpresoj që Gjykata ta hedhë në kosh të plehrave këtë akuzë e bashkë me të të gjithë këtë praktike, të rrezikshme për drejtësinë.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dëmet nga tërmeti, Presidenti Meta del në terren me ekspertët izraelitë dhe bën një thirrje

Presidenti Ilir Meta ka vizituar nga afër një banesë në Armathë me ekspertët izraelitë. Në një postim në rrjetet sociale,...

Close