X

Plas te Skënderbeu: lojtarët braktisin stërvitjen, nuk janë paguar prej tre muajsh


Kriza financiare e Skënderbeut zbret edhe në dhomat e zhveshjes duke u reflektuar drejtëpërdrejtë në skuadren e drejtuar nga Ilir Daja. Ekipi ka bojkotuar stervitjen e të martës në Korcë dhe këtë ia ka bërë të ditur trajnerit dhe drejtorit ekzekutiv të klubit të futbollit Skënderbeu, Ilirian Përmeti. Lojtarët u grumbulluan fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe pasi i komunikuan klubit dhe trajnerit vendimin, u larguan nga kompleksi stërvitor.

I pari që la dhomat e zhveshjes ishte portieri Enea Kolici dhe më pas të gjithë me radhë refuzuan të zbrisnin në fushë për të vijuar me seancën e planifikuar. Sipas asaj që tregojnë lojtarët, gjatë këtij sezoni nuk janë paguar ende, cka do të thotë se klubi nuk ka derdhur detyrimet kontraktuale për 3 muaj. Situata rëndohet nëse llogaritet fakti që lojtarëve, që ishin pjesë edhe e sezonit të kaluar, nuk u janë paguar edhe 3 muaj të tjerë. Problemet financiare në klubin 8 herë kampion nisën pas konfirmimit të dënimit 10 vjecar të Uefas nga Cas i Lozanës, vendim që e pengon Skenderbeun të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Përcaktohet axhenda zyrtare, ja ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Është përcaktuar axhenda zyrtare, për sa i përket derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për...

Close