X

Liga e Kampionëve, Grupi F/ Interi me detyrim triumfin në shtëpi, Dortmundi pret një nder nga Barcelona


Grupi F do të përmbyllë mbrëmjen e sotme fazën e grupeve, teksa Interi dhe Dortmundi janë në kërkim të një bilete për në fazën më emocionuese të Ligës së Kampionëve.

Zikaltërit presin në “San Siro-n” e tejmbushur Barcelonën. Katalanasit janë të relaksuar teksa kanë siguruar kualifikimin, ashtu si edhe vendin e parë në grup.

Madje, tekniku Ernesto Valverde ka pasur luksin të lejë pushim Mesin e Pike, ndërsa ka udhëtuar në Itali me shumë lojtarë nga akademia.

Në këtë formë, Interi i Antonio Kontes ka mundësinë e artë për t’u kualifikuar. Nga ana tjetër, Dortmundi i cili është në kuotën e shtatë pikëve, po aq sa Interi, kërkon një favor nga Barcelona.

Verdhezinjtë përballen me Sllavian e Pragës në shtëpi, mirëpo në rast se blaugranët nuk i marrin pikë Interit, atëherë pavarësisht fitores në ndeshjen e tyre, mbeten në vendin e tretë dhe vazhdojnë aventurën në Europë vetëm në Ligën e Europës.

Kjo për shkak se Interi iu ka shënuar dy gola në shtëpi, ndërsa Dortmundi i ka shënuar italianëve një. Kështu, gjermanët nuk e kanë fatin në duart e tyre.

Ndeshjet:

21:00 Inter- Barcelona

21:00 Dortmund- Sllavia Pragë

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Emrat/ KLGJ miraton listën, kush do të jenë gjyqtarët që do merren me mediat

Sot, në datën 10.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, e në zbatim të nenit 91§3 të Ligjit...

Close