X

Çështja ‘Babale’, Prokuroria kërkon që tre të pandehurit të shpallen fajtorë, ja sa vite burg rrezikojnë


Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj.

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin një vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

Seanca gjyqësore ka nisur në mungesë të prezencës të të pandehurve. Gjatë fjalës së tij prokurori Hysenaj pohoi se rezultoi e provuar se këta persona kanë bërë kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim, ndërsa kërkoi shpalljen e tyre të fajshëm.

Sipas organit të akuzës, regjistrimet e publikuara, ku flitej për pazare droge, nuk janë origjinale. “Nuk janë origjinale regjistrimet e publikuara. Në bisedën e 2 dëgjohet një zë i një burri të dytë. Kampioni i zërit të emërtuar ‘Agroni’ është i një cilësie të dobët. Ky zë nuk është i Agron Xhafajt. Salianji ka bërë kontaktin mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit.”, mësohet të ketë thënë prokurori i çështjes.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kapet ferma e kanabisit në Serbi, prodhoi katër ton, opozita nuk i ndal akuzat: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij

Opozita serbe akuzon presidentin Aleksandër Vuçiç për trafik droge. “Një ndihmës i lartë i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç kërkoi një...

Close