X

Bien gurë në rrugën Librazhd-Elbasan, vështirësohet qarkullimi i mjeteve


Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.

Masive dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq i ditës së mërkurë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident në Lezhë, zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur...

Close