X

Aksident në Lezhë, zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari


Një aksident është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pse nuk u përdor dhurata e Bankës Botërore?/ Akuza e fortë: Familja Lala humbi jetën për një autoshkallë

Familja Lala në zonën e ish-Kënetës ishte më e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. 8 anëtarë të saj humbën...

Close