X

Zelandë e Re, shpërthen vullkani, një i vdekur dhe disa të plagosur


Një vullkan ka shpërthyer në brigjet lindore të ishullit të Zelandës së Re, duke shkaktuar një re hiri mijëra metra në ajër.

Për shkak të shpërthimit të vullkanit policia raporton se një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Policia njofton se rreth 50 vetë ishin në afërsi të zonës kur ndodhi shpërthimi në ishullin e Bardhë.

“Një numër njerëzish raportohet se janë lënduar”, tha kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp, duke shtuar se një operacion shpëtimi kishte filluar.

“Duket se është një çështje shumë domethënëse, veçanërisht shkalla e njerëzve të prekur, në këtë fazë,” shtoi ajo.

Shumë prej të prekurve mendohet të jenë turistë.

“Nuk jam i sigurt nëse këta njerëz ishin në ishull ose afër tij, por patjetër që kishte një grup atje dhe ata kishin nevojë për kujdes mjekësor,” tha Judy Turner, kryetari i qytetit bregdetar të Whakatāne.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
EMRAT/ Të armatosur me hanxharë, arrestohen tre shqiptarë në Angli pasi shkuan të grabisnin shtëpinë me kanabis

Të armatosur dhe me hanxharë, tre shqiptarë janë arrestuar teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës që ishte...

Close