X

Vrau vajzën e tij pak muaj më parë, mediat zbulojnë të shkuarën kriminale të Petrit Lekaj


Në korrik të këtij viti, një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm Australinë. Një shqiptar, i quajtur Petrit Lekaj, u arrestua pasi dyshohej se vrau vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare.

Viktima u gjet pa jetë në makinën e familjes, pranë banesës së tyre në Kidman Park.

Kurse babai 49-vjeçar u gjet pranë makinës, me plagë të rënda në bark
Fillimisht u tha se babai e vrau vajzën pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.

Lekaj e ka pranuar fajin, por mësohet se do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik.

Ngjarja shkaktoi tronditje për shkak se bëhej fjalë për një familje të nderuar në komunitet. Megjithatë gazetat australiane shkruajnë se Lekaj kishte një histori kriminale.

Sipas ‘Adelaide Now’, ai i ishte burgosur për trafik heroine dy dekada më parë. Po ashtu, Lekaj kishte një seri dënimesh për krime droge.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar: Prezantohet departamenti i ri për vizat

Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020,...

Close