X

VIDEO/ Kadri Veseli niset për në Hagë


Kryetari i PDK Kadri Veseli u nis sot drejt Hagës, pasi nesër pritet që të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Veseli në një prononcim për mediat tha se Specialja është një sfidë përballë krimeve të tmerrshme serbe.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, ka deklaruar Veseli.

Kadri Veseli po ashtu tha se çdo luftëtar i UÇK-së është krenar që ka luftuar për të mbrojtur atdheun.

“Edhe unë jam shumë krenar dhe e falënderoj Zotin për këtë. Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së, është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, deklaroi ai.

Veseli duhej të ishte intervistuar më datë 4 dhjetor. Mirëpo intervista u shty për më datë 10 dhjetor. Nuk është e qartë nëse ai është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Tërmeti, rriten çmimet e qirasë së apartamenteve. Agjentët imobiliarë: Çmimet janë rritur me 10-15 %

Tregu imobiliar, pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar ndryshime dhe Tirana është bërë vendi më i kërkuar për banim....

Close