X

VIDEO/ Ish-mesfushori i Milanit bëhet qesharak, ngatërron numrin e fanellës dhe shkon për t’u zëvendësuar


Një moment qesharak me protagonist Timo Bakajoko ka ardhur nga Franca teksa në ndeshjen e kësaj javë të Ligë 1, ish-mesfushori i Milanit dhe Çelsit ka ngatërruar numrin që mban në shpinë. Tashmë, Bakajoko është pjesë e Monako dhe në momentin që skuadra nga principata ka menduar të kryejë një zëvendësim.

Nga fusha do të dilte numri 14, teksa menjëherë sapo sheh numrin ai niset për të lënë fushën është Bakajoko. Por, ky ishte një instinkt i mesfushorit pasi Bakajoko në jesën më të madhe të karrierës ka veshur fanellën me numër 14. Ndaj edhe u nis ër të dalë nga fusha. Megjithatë, tashmë te Monako mban veshur numrin gjashtë.

Kështu, të pranishmit filluan të qeshnin nga veprimi i mesfushorit, i cili e kuptoi se ishte ngatërruar në momentin kur e lajmëruan nga stoli se nuk ishte ai lojtari që zëvendësohej. Ndërsa, edhe vetë Bakajoko nuk mundi të mbante të seriozitetin duke regjistruar një episod të bukur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Tërmeti/ Psikologia: Trauma mund të zgjasë deri katër javë, si të veprojmë me fëmijët

Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri...

Close