X

Tërmeti i 26 nëntorit/ Berisha publikon mesazhin: Inxhinierët show, asnjë shkresë zyrtare për verifikimin e pallatit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje dixhitale nga Laçi, banesa e të cilës është prekur nga tërmeti.

Në ‘Facebook’ qytetarja i shkruan Berishës se pas inspektimit të pallatit të saj nga inxhinierët, ai ka dalë i pabanueshëm, ndërkohë që nuk u ka ardhur asnjë shkresë zyrtare.

Ajo thekson se në pallatin përballë banon nënprefekti i qytetit, i cili po heq plaçkat e shtëpisë, pasi është njoftuar, e kundërta sipas saj në rastin e pallatit ku ajo jeton.

Postimi i Berishës:

Ne termet te priviligjuar jane narkozyrtaret!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Jam nje banore e pallatit 101 lac-kurbin. Deri ne dje isha e shqetesuar se nuk erdhen inxhinierat por ata erdhen dhe nuk thane asgje pervecse ben show me fotografin e tyre.

Fjala e inxhinierit ishte ky pallat perben rrezik mos jetoni ketu eshte i pabanueshem.

Kthehem sot te shoh gjendjen te pallati im se per fat te mire kemi teze daja rreth e perqark dhe na kane mbeshtetur,por shoh qe pallati i nen.perfektit qe eshte përball pallatit tim po mbledh plackat e shtepise.

Qe do te thote ai qenka informuar dhe ne jo akoma. Pse behet ky dallim?Apo se?Ne pallatin tone kemi njerez te semure, njerez invalida, pensionista.

Ju lutem duam nje pergjigje fikse te firmosur nga bashkia qe te na tregoje eshte i pabanueshen apo i banueshem,

ne si pallat nuk jemi vetem te demtuar nga termeti por dhe nga shtesat madje do tja u ilustroj ne foto se si kane nderhyr ne themele.ju lutem ju lutem na informoni cfare drejtimi duhet te marrim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Tërmeti i 26 nëntorit, Grida Duma viziton banorët e Manzës: Duhet të kërkojmë financim nga BE, jetojnë nëpër oborre

Ish-deputetja e PD-së, Gruda Duma ka vizituar së fundmi disa banorë të Manzës së Durrësit, që janë prekur nga tërmeti...

Close