X

Shemsi Prençi: Në Thumanë levat u morën tek gomisteritë, ekipet e emergjencës nuk kishin as lopata

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tregoi për emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani disa të vërteta për ditët e tërmetit, kur të gjithë punonjësit e Emergjencave Civile ishin angazhuar aty.

Sipas Premçit, punonjësit nuk ishin të pajisur me mjetet e nevojshme.

Ai deklaroi se ata nuk kishin me vete as kazma, leva, lopata apo vare, ndërsa shtoi se duke qenë në këto kushte, kërkuan ndihmë tek gomisteritë aty pranë.

Prençi sqaroi se Emergjencat Civile kanë pajisje për kësi rastesh, por theksoi se ata mbahen të mbyllur tek magazinat e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Unë kam qenë prezent që në mëngjes në Thumanë dhe kam parë që leva dhe vare janë marrë tek gomisteria sepse as kazma dhe as lopata nuk kishin me vete. Kjo është e vërteta. Kur erdhën trupat nga Kosova dhe bëmë krahasimin, atje ne u stepëm.

Ne nuk mund të themi se nuk ka litarë, se nuk ka zinxhirë, se nuk ka krik. Nuk mund ta them se di që janë. Por nuk dihet se në cilat magazina kanë përfunduar. Edhe të pa pajisur ata dhanë kontributin e tyre maksimal pandërprerje, janë heronj. Por të gjitha pajisjet kanë përfunduar në një magazinë në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Prapaskenat për negociatat/ Kryediplomati grek mbledh homologët nga 20 vende të BE. Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Qeveria greke është e vendosur të ndërmarrë të gjitha nismat e nevojshme për të siguruar që ambicia e rajonit të...

Close