X

Pse një stuhi në Uashington mund të ketë pasoja në anën tjetër të botës


Nga Pierre Haski

Donald Trump është rikthyer i karikuar nga samiti i NATO-s në Londër, siç shihet qartë nga profili i tij në Tëitter. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, presidenti sulmoi me një seri postimesh kundër demokratëve “që nuk janë për asgjë”, të cilët hodhën një hap vendimtar në rrugën e tyre për shkarkimin e tij në 5 dhjetor, të paktën në dhomën e përfaqësuesve që ata kontrollojnë aktualisht (në Senat shumica është nga republikanët dhe për këtë arsye është çështje krejt tjetër).

Trump u mburr me rezultatet e arritura në Londër: “Asnjë president nuk ka bërë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër”, shkroi ai duke iu drejtuar 67 milion ndjekësve të tij. Sidoqoftë, nëse ka vendosur të fillojë sulmin, kjo ka ndodhur për shkak se samiti nuk shkoi shumë mirë për të, pikërisht tani kur të gjithë janë duke u përpjekur ta dobësojnë Presidentin, në procedurën e shkarkimit.

Joe Biden, rivali i tij nga Partia Demokratike, sapo ka ripostuar një video me imazhe të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, duke vënë në lojë Trumpin. Amerikën e Trumpit e tallin jashtë vendit, lë të kuptohet Biden. Presidenti, nga ana tjetër, rithekson që vendi asnjëherë nuk është respektuar më shumë se sa sot.

Çështja ukrainase mbetet thelbësore. Më 5 dhjetor, amerikanët pyetën veten se çfarë bënte gjatë javës në Kiev avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, një figurë kryesore në të gjithë këtë çështjen. Prania e Giulianit është veçanërisht e rëndësishme, në një kohë kur presidenti ukrainas është angazhuar në një lojë delikate me Rusinë. Më 9 dhjetor, Volodymyr Zelenskyj dhe Vladimir Putin do të bëhen bashkë në Paris për t’u takuar me përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë dhe do të përpiqen të dalin nga ngërçi i konfliktit ruso-ukrainas.

Dhe po më 5 dhjetor, Neë York Times shkruajti se kundërshtarët e presidentit ukrainas kanë frikë se Zelenskyj, për shkak të skandalit amerikan, po i bën shumë lëshime Putinit. Shkurt, një stuhi në Uashington mund të ketë pasoja në anën tjetër të botës.

Donald Trump ka vetëm një prioritet: të sprapsë sulmin e Partisë Demokratike dhe të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe politika e jashtme është vetëm një nga mjetet e shumta në dispozicion të tij. A mund të parashikojmë që do t’i marrë vendimet e tij në sferën ndërkombëte, vetëm për të përfituar brenda vendit të tij? Eshtë shumë e mundshme, edhe pse presidenti është i detyruar të veprojë duke respektuar një sistem që nuk i lejon të bëjë gjithçka që dëshiron.

Një provë e parë mund të vijë nga Koreja e Veriut, ku “miku” i tij Kim Jong-un kërcënon të ndërpresë kontaktet me Uashingtonin. Gjatë javës, Kim, hipur në një kal të bardhë, vizitoi një mal të shenjtë, një shenjë se po përgatitet të marrë një vendim të rëndësishëm përpara fundit të muajit. Si do të reagojë Trump, pasi e ka prezantuar dialogun e tij me Kim si një iniciativë të shkëlqyer diplomatike? Shumëkush ka frikë se përgjigjja e tij mund të jetë joproporcionale …

I rrethuar në frontin e brendshëm, Trump është i detyruar të mburret me suksese në politikën e jashtme. Edhe kur këto suksese nuk ekzistojnë. / France Inter – Bota.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in ANALIZË
Tre presidentë në Buckingham Palace, që rrezikojnë NATO-n dhe rendin botëror

Nga Pierre Haski Nëse një autor teatral do të donte të vinte në skenë botën e vitit 2019, ai me...

Close