X

Profesori i sizmologjisë: Në vitin 2013, i ofruam qeverisë një hartë sizmike, por nuk e morën parasysh

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike.

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesoret e nderuar, ajo nuk u mor parasysh.

Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”./TCH

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë

Shqipëria është në mesin e një halli të madh të prodhuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Megjithatë, perspektivat për...

Close