X

Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit në Letërsi: Justifikimi i mizorive të luftës s’duhet të shpërblehet


Pas Kosovës, Edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi.

Lajmi konfirmohet përmes një postimi në twitter, të ministrit të jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit,” shkruan Cakaj.

Çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, u kundërshtua fort nga Kosova e Shqipëria. Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Tërmeti nuk kursen as spitalin e Laçit, i vihet shiriti godinës

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit nuk ka kursyer as spitalin e Laçit, ku marrin mjekim dhjetëra qytetarë. Objekti ka...

Close