X

FOTO/ Sherr mes treshes Gjebrea, Vejsiu dhe Grabocka? Alketa jep mesazhin që se prisnim


Kohëve të fundit në media është përfolur shumë për një përplasje mes Ardit Gjebreas në njërën anë dhe Vera Grabockës e Alketa Vejsiut në anën tjetër.

Shkak thuhej të ishte rivaliteti i krijuar me dy festivalet e fundvitit, ‘Kënga Magjike’ dhe ‘Festivalit të Këngës’ që këtë vit mban vulën e dyshes së njohur.

Përflitej se mes Gjebreas dhe Grabockës ka pasur një zënkë brenda korridoreve të Klanit në lidhje me një pjesë të stafit të rekrutuar për punë edhe tek festivali i fundvitit nga Vera dhe Alketa.

Megjithatë, të gjitha këto duket të jenë të pavërteta, ose të paktën një gjë të tillë ta portretizojnë protagonistët.

Alketa Vejsiu mbrëmjen kur u mbajt nata finale e “Kënga Magjike” ka qenë në Pallatin e Kongreseve teksa në një postim në Instagram i ka dhënë vëmendjen e merituar edicionit të këtij viti.

Vejsiu është kujdesur që ta mbulojë në çdo detaj përmes portalit të saj si për të dëshmuar se ato që shkruhen në portale nuk qëndrojnë.

Teksa ‘Kënga Magjike’ uli siparin për këtë vit, tashmë fokusi është në Festivalin e Këngës me 19, 20 dhe 22 Dhjetor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Rita Ora arrin shifra marramendëse në dëgjimin e muzikës së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Rita Ora, ka kohë që po sjellë muzikë të bukur për publikun gjithandej...

Close