X

E presin me ‘Rama ik’, kryeministri: Përgjegjës është tërmeti


Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës paradite, ku u takua me banorë të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. Ai u shoqërua nga ekspertët izraelitë, por banorët u treguan sërish shumë skeptikë për situatën.

Një banore iu ankua se i ishte prishur banesa në një pallat të ri. Ajo i tha se kush mbante përgjegjësi për këtë.

“Përgjegjësi është tërmeti,” tha Rama.

Edhe ekspertët izraelitë thanë se godinat e vjetra kanë rezistuar, por kanë hasur probleme godinat e reja.

Teksa ecte në rrugë, Rama u përball edhe me thirrje ‘Rama ik’.

“Ja tani, mos ki merak,” u përgjigj kryeministri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident në rrugën Sarandë-Gjirokastër, humb jetën 75-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në rrugën nacionale Sarandë- Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Vrion, viktima...

Close