X

A do të ketë përgjegjës pas tërmetit? Artan Shkreli: Nuk di nga ta fillosh

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, është pyetur mbrëmjen e sotme, në “Opinion”, nëse do të ketë përgjegjës dhe ndjekje penale për përsona që kanë përgjegjësi për ndërtesat që nuk arritën të përballojnë tëmretin e datës 26 Nëntor.

Shkreli tha se, kjo është një punë e prokurorisë, ndërsa theksoi se Instituti i Ndërtimit është i detyruar në prani të oficerit të policisë gjyqësore të marrë prova

“Nuk di nga ta fillosh. Prokuroria në këto momente, pasi kaloi trauma, filloi të interesohej për marrjen e provave sidomos në objekte që kishte viktima. Këto objekte u shkatërruan pasi u morën prova, Instituti i Ndërtimit është i detyruar në prani të oficerit të policisë gjyqësore të marrë prova. Prova janë të natyrës materiale, kampione të betonit, si janë vënë hekurat aty, etj”, tha zëvendës ministri i Infrastrukturës.

I pyetur për ato ndërtime që janë pa leje dhe që nuk ka një projekt ai deklaroi: Kompania nuk është fantazim, banorët e dinë kush e ka bërë. Do pyetet administratori lokal, në rastin kur është bërë me kompani të ndryshme. Ndërtimet pa leje shprehin mënyrën e tranzicionit që ka bërë Shqipëria, si në politikë ashtu dhe në infrastrukturë, vijoi ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shemsi Prençi: Në Thumanë levat u morën tek gomisteritë, ekipet e emergjencës nuk kishin as lopata

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tregoi për emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani disa të vërteta për ditët e...

Close