X

Udhëheqësi ynë, dashuri dhe urrejtje për qentë. Elisa shumë e shqetësuar, kërkon sqarime!

Lideri ynë suprem, udhëheqësi largpamës, por edhe afërpamës,Edi Rama, ka shprehur për qentë, në këto ditë të vështira, në të njëjtën kohë, dy ndjenjat më të kundërta, që ekzistojnë në këtë botë edhe dashuri edhe urrejtje.

Për qenin e parë, emri i të cili nuk dihet, lideri, bëri në fshatin Kashar, një gjest shumë të ashpër, duke urdhëruar qenin të pushojë. Në lëvizje e sipër në këtë fshat, Edi Rama po dëgjonte shpjegimet e Erion Veliajt, për masat e marra për tërmetin dhe ndërkohë, një qen, ndërhyri dhe lëshoi disa lehje të forta, të padurueshme për kokën e trazuar me mendime, të Edi Ramës. Për këtë shkak, lideri ndërhyri duke i bërtitur qenit, “pusho”.

Krejt ndryshe veproi udhëheqësi me një qen tjetër në Durrës. Si në një skenar filmash, qenit me emrin Kiko, lideri, pasi pyeti dhe u siguruar që nuk hante njerëz, u përkul, e përkëdheli dhe ju tha qytetarëve dhe pronarit të qenit, të cilët po ndiqnin spektaklin, se ky qen ngjante shumë me të, domethënë me udhëheqësin, për nga sjellja ndaj tërmetit.

– Më ngjan shumë mua, – tha Rama, për qenin Kiko dhe e mori në krahë duke e futur në ambulancë, për ta nisur drejt hotelit sëbashku me të zotët.

Elisa Spiropali, shumë e shqetësuar për dy ndjenjat e kundërta edhe dashuri edhe urrejtje, që lideri shprehu ndaj qenëve, pothuajse në të njëjtën kohë, telefonoi Fugën për të marrë shpjegime qartësuese.

– Si ka mundësi o Fugë, që gati në të njëjtën kohë, Skënderbeu, njërit qen i bërtet shumë ashpër dhe qenin tjetër me emrin Kiko, e përkëdhel dhe i shërben si ta ketë pjellë vetë?! S’di si t’ja shpjegoj dhe popullit që më pyet kudo ku shkoj. Si ka mundësi më thonë, që Skënderbeu i trajton qentë në dy mënyra?!

– Dëgjo Elisë, Kiko sot është një qen i famshëm. Të zotët thanë, që ai na shpëtoi jetën. Na hoqi jorganin dhe na ngriti me zor nga krevati, dy minuta para tërmetit, thanë të zotët. Sapo ata dolën, ra tërmeti dhe bashkë me ta edhe ndërtesa. Kiko i shpëtoi. Kiko është hero Elisë, më kupton ç’po të them?

– Uaaaa, qenka qen i madh Kiko, Fugë, – u habit Elisa. Si qenka kjo kështu edhe  qentë dinë më shumë  se njeriu për tërmetin?! Tani e kuptova Fugë!  Edhe Skënderbeu ynë, që nuk lë situatë pa kapur, përkëdhel dhe përqafon Kikon dhe merr pak edhe nga fama e tij. Bravo i qoftë! Lum si ne, që e kemi! S’ka tërmet që ti dalë përpara. E merr fatkeqësinë dhe e kthen në favor.

– Tani…e teprove o zonjë! Kjo lloj analize nuk është për ty Elisë. Për ty, kur të pyesin qytetarët, pse Skënderbeu njërin qen e dashuron dhe tjetrin e urren, jep këtë përgjigje, që të them unë! Edhe bota e qenëve, ju thuaj  qytetarëve, është e ndryshme. Ka qenë të mirë, ka edhe qenë të këqinj. Kiko është një qen flori, sepse shpëtoi të zotët. Ndërsa qeni i Kasharit, është një lehaxhi llafazan, si analistët e Tiranës. Qen kazan. Përdore edhe këtë po të duash! Kupton Elisë?

– Kuptoj Fugë, – tha Elisa dhe mbylli telefonin e çliruar.

PS.-  Për të kuptuar dhe për të qenë fare të qartë, se si sillet në mënyra të ndryshme lideri ynë edhe me botën e qenëve, ndiqni dy videot e mëposhtme.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Pas tërmetit të madh, Edi Rama shkul nga themelet dhe tmerron inxhinieren Bozo, e detyron të thotë vetëm po, po, po!

Sapo u kthye nga takimi me NATO-n dhe Bruno Vespën, lideri ynë i madh dhe i papërsëritshëm, Edi Rama, thirri...

Close