X

Rikthehen bisedimet Shqipëri-Greqi për paktin e detit? Ministri grek lajmëron takimin me Cakajn

Negociatat mes Tiranës dhe Athinës, të ngrira prej më shumë se një viti, duket se do të nisin sërish. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dha sinjalet për diçka të tillë në një intervistë për mediat greke.

Sipas tij, momentalisht Shqipëria po përjeton një periudhë të vështirë për shkak të tërmetit, por pasi të kalohet kjo fazë, atëherë mund të rikthehen edhe bisedimet. Ai deklaroi se në Tiranë kishte mbërritur menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit, për të shprehur solidaritetin e Greqisë.

Nga ana tjetër, Dendias foli edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Duke shprehur mbështetjen e Greqisë për çeljen e negociatave, ministri grek tha se nesër do të takohet me ministrin tonë Gent Cakaj dhe me homologun maqedonas për të diskutuar për këtë, por edhe për çështje të tjera.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha sulmon qeverinë: Trajtim selektiv të familjeve të pastreha nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të diel në Fushë-Mamurras, ku sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, pa...

Close