X

Qesharake, kapet sërish në mashtrim/ Si po vazhdon ti dali boja llustraxhiut Veliaj



Erion Veliaj nuk po di si ti shpëtoojë turpërimit publik që Rama i bëri duke i drejtuar gishtin arrogant dhe duke i thënë pas një vizite në shtëpitë e prekura nga tërmeti, se të nesërmen duhet të ngrihej në 4 30 të mëngjesit për të lyer vetë murin e zhgarravitur të shkllës ku kishin hyrë sëbashku. Ai u bë objekt talljesh masive në rrjet, subjekt memesh nga më qesharaket që ishin parë, me një fjalë kryelojoja i një bande në pushtet. Me dhjetra dhe qindra herë dialogu i tij me kryeministrin u botua dhe u ribotua në të gjitha mediat.

Pasi kryeministri i tërhoqi njëherë vërejtjen duke ngjitur shkallët dialogu i tyre vazhdoi edhe pasi u ngjitën në apartament:

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

Kjo gjë duket hashiqare edhe në videon që u bë virale dhe që nuk mbeti i madh e i vogël pa e parë.

Rama degjeneron Veliajn

Rama degjeneron Veliajn para të gjithëve: Nesër në 4 të mëngjesit të dalësh të lyesh personalisht shkallën! www.tpz.al

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Dimanche 1 décembre 2019

Por pas kësaj marrëzie  në publik, Veliaj po mundohet ta zhbëjë të pa zhbëshmen. Ai po përpiqet të tregojë se Rama nuk u iu drejtua atij por një administratori të shkallës duke i thënë atij se duhej të lyente murret në 4 30 të mëngjesit. Një tentativë të parë gjysëm të kamufluar për këtë e bëri gjatë një inspektimi të përbashkët me kryeministrin.

U pajtuan si kllounet! Duhet te qeshin..!! sb

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 7 décembre 2019

 

Por duke mos u mjaftuar me këtë ai është shfaqur me kërkesën e vet edhe te emisioni i Luana Vjollcës për të përgënjeshtruar atë që të gjithë panë me sytë e tyre se shefi i kishte thënë që t’i lyente shkallët që të nesërmen në orën 4 e 30 të mëngjesit.

“I pyetur: në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite. “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- tha ai duke iu skuqur fytyra më pak se disa ditë më parë.

Dhe pafytyrësia nuk përfundon këtu. Meqë Lali e hodhi hapin zyra e tij e shtypit filloi të përhapë në media lajmin që konfirmonte versionin e tij duke shkuar edhe më tej duke thënë se sherri mes dy udhëqhqësve ishte shpikur nga dëshira e opozitës për ti parë ata duke u zënë.

Por sado të dridhet e të spërdridhet Lali Eri të gjithë e panë videon e parë (lart) kur Rama i drejtohet fillimisht atij: “pse nuk i lyeni shkqllët o Erion”. Dhe vetëm kur hyjnë brenda dhe Lali guxon të mari fjalën kryeministi i drejton gishtin harbutshe: “Ty ty të them ti do ngrihesh vetë në 4 30 të mëngjesit dhe do e lyesh shkallën. Dakord?”

Aty shihet qartë që rreth e rrotull nuk ka asnjë administrator pallati.

Por e gjitha kjo histori sa banale aq edhe meskine nuk vlen për të treguar se sa langaraq është në mashtrimet e tij Lali Eri. Por për të kuptuar se kur arrijnë të gënjejnë edhe për episode kaq të vogla se sa u duhet besuar realisht këtyre lloj politikanëve.

Lapsi.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Edhe në Itali/ Tre lëkundje tërmeti godasin Aquilas brenda 30 minutave

Një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (7 dhjetor) në afërsi të Aquilas në Itali. Lëkundja e...

Close