X

Pjesë e mafies së drejtuar nga vëllai i tij, kush është shqiptari i arrestuar edhe për trafik droge. Si ia “nxinë” jetën biznesmenit italian derisa…



Hija e mafies kthehen në qytetin italian të Viterbos. Midis të arrestuarve nga karabinierët është edhe David Hima, i akuzuar për zhvatje të rënduar me metoda mafioze.

Ky emër nuk u thotë asgjë hetuesve, pasi 30 vjeçari e ndryshoi atë pas martesës. Mbiemri i tij origjinal ishte Rebeshi, ndërsa Davidi është vëllai i Ismail Ismail Rebeshit i arrestuar në 24 janar në Viterbo.

Sipas hetuesve, David Hima / Rebeshi ka tentuar të shvasë para nga pronari i një restoranti, një nga viktimat e mafies Viterbo, e shpërndarë gjatë një operacioni blic i koduar “Erostrato” në janar të këtij viti.

Sipas hetimeve, Ismail Rebeshi, që besohet të jetë kreu i organizatës kriminale, kishte blerë një makinë, e cila nuk kishte funksionuar mirë. Ky ishte preteksti për të zhvatur para.

Vëllai i Rebeshit dhe tre bashkatdhetarët e tij kërkuan 4,000 euro nga pronari si kompensim. Paratë që burri nuk donte t’i jepte, por të katër vazhduan ta shtrëngojnë dhe ta frikësojnë, duke e çuar shifrën në 5 mijë e 700 euro. Nëse nuk do të paguante, e kërcënonin me vrasje atë dhe familjen e tij.

Në dhjetor të vitit 2018, grupi kriminal i kishte djegur makinën. Pasi u bë i vetëdijshëm për rrezikshmërinë e grupit në fjalë, por mbi të gjitha për pamundësinë e plotësimit të kërkesave në rritje të kriminelëve, ai vendosi t’i drejtohej policisë për mbrojtje.

Policia ngriti kurthin ndaj tyre, duke organizuar një skenar për dërgimin e parave dhe në momentin që do të kryhej takimi, shqiptarët u arrestuan.

Hetuesit kanë dyshime se grupi ka vepruar në urdhrat e të arrestuarit si kreu i organizatës kriminale. Ky është Ismail Rebeshi, në burg në Cuneo. Procedimet e hetimit për episodin e zhvatjes u morën nën hetim nga prokuroria e Romës, për të përcaktuar nëse Ismaili luajti rolin kryesor. Tani për tani episodi diskutohet vetëm për vëllain e tij dhe tre bashkatdhetarë shqiptarë.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se Ismail Rebeshi, vazhdoi të administronte biznesin e tij nga qelia. “Paratë e zhvatura – sipas karabinierëve – kanë shërbyer për të mbështetur shpenzimet ligjore të disa prej të arrestuarve në operacionin ‘Erostrato’.

David Hima / Rebeshi asnjëherë nuk është përfshirë në sulmet e mafies së Viterbo,s por ishte në mbikëqyrjen e veçantë të policisë. Nga 3 shkurti 2017, ai ishte në arrest shtëpie pasi u kap me 38 kilogramë drogë. Në maj, pasi u la i lirë, karabinierët i kapën atij 22,000 €, që cilësoheshin se ishin rezultat i veprimtarisë kriminale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kokainë, kanabis, ekstazi dhe armë, “Shqiponjat” i ngrenë pritë grupit kriminal në urën e vjetër të Bunës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”. Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis. Vihen në...

Close