X

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillojnë përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta.

Dita e martë, përgjithësisht parashikohet një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale.

Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqësohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërmeti/ Erdogan: 500 banesat do të jenë gati brenda një viti

Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Stamboll ku u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ka...

Close