X

Milani siguron fitoren e dytë radhazi, ekipi i Piolit mposht në transfertë Bolonjën

Milani ka mposhtur me rezultatin 3-2 Bolonjën në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 në Seria A.

Ndeshja nisi menjëherë me ekipin e drejtuar nga Pioli në sulm, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 15’. Ishte Kristof Piontek, i cili kthehu në gol në 11-metërsh të fituar nga ai vetë.

Pavarësisht golit të shënuar, përsëri kuqezinjtë vazhdonin të qëndronin përpara, dhe në minutën e 32’ gjetën edhe golin e dytë, me Teo Hernandez, i cili pasi mori një pasim spektakolar nga Suso e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë ekipit të tij. Bolonja ngushtoi shifrat në minutën e 40’, ku përsëri protagonist ishte Teo Hernandez, i cili bëri një autogol.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi përsëri me Milanin përpara. Që në minutën e 46’, Bonaventura shënoi një supergol, duke i çuar shifrat në 3-1.THEO HERNANDEZ

Ishte Sansone që shënoi golin e dytë për Bolonjën, i cili vlejti vetëm për statistikë, pasi kuqezinjtë e administruan mirë avantazhin. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e 10 me 20 pikë, ndërsa Bolonja qëndron në vendin e 12 me 16 pikë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit ‘hero’, gazetari i bën komentin epik

E kapur e papërgatitur dhe pa asnjë qen kërkimi, edhe pse jepen një milion euro në vit për këtë gjë,...

Close