X

“Kur askush nuk më konsideronte, ti ma zgjate dorën”, Flori fjalë zemre Enedës pas fitores



Fituese e këtij edicioni të “Kënga Magjike” është Eneda Tarifa. Një tjetër trofe për Flori Mumajesin, që këtë herë u ngjit në skenë si kantautor nëpërmjet zërit të Enedës.

Nuk mund ta linte pa një urim publik, kështu Mumajesi në pak rreshta ka folur shumë për raportin e tij me Enedën.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, kanë qenë këto fjalët e Florit në rrjetet sociale për fitoren që solli këngëtarja.

Një ndër urimet më origjinale, por dhe domethënëse, që i përshtaten më së miri trofeut që rrëmbeu Eneda. Duket se ky projekt i përbashkët, i ka dhuruar Florit një ndjesi të veçantë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Më janë thyer të gjitha”/ “Preket” nga tërmeti Anxhela Peristeri, premtimi i Ardit Gjebreas (VIDEO)

“Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën  “Ma zgjat dorën”. Përveç të papriturave që ndodhën në...

Close