X

Kishte krijuar skema mashtruese në Shqipëri, ekstradohet nga Danimarka shtetasi grek

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kopenhagen kanë ekstraduar nga Danimarka në Shqipëri një shtetas grek, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për krijim të skemave mashtruese, në vlera që kapin miliona euro.

Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.

Njoftimi i Interpol Tiranës:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Ekstradohet nga Danimarka drejt vendit tonë, një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Interpol Tirana falë bashkëpunimit me Interpol Kopenhagen/Danimarkë, ekstradoi nga Danimarka drejt Shqipërisë, shtetasin grek D. Th., 46 vjeç.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Durrës, miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë...

Close