X

Aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin/ Vetëdorëzohet në polici 52-vjeçari

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit

Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërmeti/ Rama i drejtohet sërish Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët është një gabim i madh

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetet sociale, i është drejtuar sërish kreut të opozitës Lulzim Basha,...

Close