X

Video që nxjerr bllof propagandën e Ramës me familjet e prekura nga tërmeti në Manzë

Kryeministri Rama hodhi sot në rrjetet sociale të tij ushqimin e përditshëm të propagandës duke publikuar disa pamje nga Manza ku banorët ishin sistemuar në kontenierë që kishin madje dhe kondicioner. Rama dukej në pamje i shoqëruar nga zv ministrja Ornela Çuçi që dikur u bë e njohur me thtirrjet për të imortuar plehra në Shqipëri, dhe të dy dialogonin sikur gjithçka shkonte vaj.

Por ka mjaftuar një mundim i vogël, një angazhim minimal prej gazetarësht të vërtetë, për të nxjerrë bllof prapagandën qeveritare.

ABC News, ka shkuar në këtë zonë, dhe konstatoi, se vec pak familjeve në kontenierë, 10 metra më tutje, 35 familje të tjera kaluan natën mes baltës e shiut. Madje në çadër, prej 12 ditësh, është dhe një familje me një foshnjë 2 muajshe.

“Erdhi te kontenierët, bëri ca filmime dhe iku. Ne e pritëm, me shpresën se do vinte të na shikonte, në çfarë kushtesh jetojmë” i thote gazetarëve një banore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pronari i kompanisë fituese e mëson nga televizori, anulimin e koncensionit të rrugës Milot-Balldren

Zv. kryeministri Erion Braçe sugjeroi në emisionin televiziv “Provokacija” se koncesioni i shumëdebatuar Milot-Balldren “nuk bëhet”. Por Ndue Kola nga...

Close