X

Shqiptari ndalohet në doganë, ja arsyeja përse u arrestua

Një shqiptar i kërkuar prej 21 vitesh nga autoritetet italiane është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga pala greke.

Ai kishte kaluar doganën shqiptare dhe po tentonte të hynte në Greqi, kur është ndaluar pas verifikimit në sistemin e Interpol.

Shqiptari 54-vjeç akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe armë nga Shqipëria në Greqi në vitin 1998.

Grupi i tij kriminal kishte trafikuar 19 kg 218 gram heroinë dhe armë drejt Italisë dhe në një episod i kishte shitur një italiani 1 kg heroine.

Ngjarjet janë shënuar në periudhën qershor-dhjetor 1998.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Emri/ Aksident i frikshëm në Ballsh, makina përplas 45-vjeçarin, mjekët detyrohen t’i presin këmbën

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh. Një drejtues motoçikletë duke ecur ne rrugën Fratar -Ballsh është...

Close