X

Makina aksidenton 45-vjeçarin me motor, në gjendje të rëndë në spital

Një 45-vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar nga një automjet në vendin e quajtur Fratar në Ballsh.

I plagosuri është identifikuar si Jonuz Muçaj.

45-vjeçar u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore, por gjendje e tij raportohet e rëndë, pasi mjeket thonë se ai mund të humbasë njërën këmbë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërmeti i kthen në mesjetë, tragjedia e familjes Çerri në Peqin: Flemë në kotec me pulat

Tërmeti e ktheu jetesën e tyre si në mesjetë. Një familje në fshatin Bishqem të Peqinit e kalon natën në...

Close