X

Emri/ Aksident i frikshëm në Ballsh, makina përplas 45-vjeçarin, mjekët detyrohen t’i presin këmbën

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh. Një drejtues motoçikletë duke ecur ne rrugën Fratar -Ballsh është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka përfunduar në asfaltin e rrugës duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, shtetasit Jonuz Mucaj, rreth 45 vjeç.

Mësohet se nga kjo përplasje drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të forta. Dëmtimet e rëndë të 45-vjeçarit kanë detyruar mjekët që t’i presin njërën këmbë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që drejtuesi mjetit është shoqëruar në polici.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sali Berisha: Lokali i deputetit prishi pallatin, si po luhet me jetën e 90 familjeve për interesa direkte të Qefalisë

"Po luhet me jetën e 90 familljeve për interesa direkte të deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia." Kështu shprehet në një...

Close