X

VIDEO/ Reportazhi italian: Rrëfimet prekëse të zjarrfikësve italianë që kërkuan në rrënojat e tërmetit

Një mini-reportazh i Fanpage.it me ekipin italian që mori pjesë në misionin e kërkim shpëtimit në Shqipëri, rrëfen momentet e vështira të këtij misioni nga më të vështirët në punën e tyre. Një prej pjesëtarëve të kësaj trupe tregon momentin kur nga rrënojat nxorën një nënë me 3 fëmijët e saj.

“Momenti që më ka impresionuar më shumë është ai kur kemi rikuperuar me trupat tona, nënën me 3 fëmijë. Mamaja ishte në një pozicion të tillë që po i mbronte dhe kishte dy fëmijët e saj poshtë vetes” – thonë zjarrfikësit italianë. Ata thonë se janë ndier mirë në Shqipëri me mikpritjen ndërsa shprehen se ishte e pamundur që nën ato lloj rrënojash të kishte persona të mbijetuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Video/ I shpëtuan tërmetit tragjik, Rama surprizon dy fëmijët e vegjël. Realizojnë takimin e ëndrrave

Kryeministri i vendit Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët të cilët “fluturuan” nga dritarja pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit...

Close