X

Pallatet e shembura në Durrës, Braçe: Lejet nuk i ka dhënë Vangjush Dako. Të hetohet!

Zv/Kryeministri, Erion Braçe mori në mbrojtje ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që drejtoi këtë qytet 12 vitet e fundit, kur u dhanë leje të shumta ndërtimi. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, në Abc News, Braçe tha se për 6 pallatet e shembura në Durrës nuk është përgjegjës Vangjush Dako. “Prokuroria të shkojë të marrë lejet e ndërtimit. Aty i ka! Të bëhen verifikimet sepse pallatet e shembura në Durrës dhe në Thumanë ishin ndërtuar në kohën e komunizmit dhe në vitet ’93-’94”.

Pjesë nga bashkëbisedimi në studion e “Provokacija”

Nano: Pse ishte Thumana më e goditura?

Braçe: Ka qenë zonë kënetore dhe ndërtimet kanë qenë shumë të dobëta. Ajo është një zonë rurale edhe pse është pjesë e bashkisë së Krujës. Aty janë njerëz të dërguar kryesisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Pra janë çuar për krah pune. Cilësia e pallateve në Thumanë është mizerabël. Ato që sollën viktimat më të shumta ishin ndërtesat e kohës së komunizmit.

Nano: Po në Durrës?

Braçe: Pra janë dy kategori ndërtesash që janë rrëzuar: 1 – të kohës së Enverit, 2- të viteve 1993-1994. Në Durrës për shembull është rrëzuar një pallat i ndërtuar në ’93.

Nano: Po e theksoni vitin ’93, kush është përgjegjës?

Braçe: Duhet ta thonë dy organe…

Nano: Se njerëzit e njohin si “Durrësi i Dakos”, është si legjendë urbane kjo

Braçe? Po legjendë mediatike se kështu nis kjo dhe përfundon si perceptim popullor.

Unë s’kam pse ta mbroj por ato gjashtë objekte që u shemben s’janë të kohës së Dakos.

Çdo leje që ka lëshuar nga Bashkia e Durrësit të verifikohet një për një, kushdo që i ka dhënë Lefter Koka dhe Vangjush Dako.

Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre, dhe të hetojnë se pse u rrëzuan objektet dhe kush është përgjegjës. Hotel “Lubjana” psh nuk është dhënë me leje nga Dako. “Miramare” dhe “Palmat” janë lejet e ndërtimit aty, edhe këto të hetohen… Edhe pallati i vitit ’93-’94 ku humbi jetën edhe një koleg i joni, ish-deputet le të hetohet se kush dhe si e dha lejen.Prokuroria të nxitojë ta bëjë këtë proces.

/Abcnews.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Trafik me shqiptarët që kërkojnë azil, arrestohet ‘koka’ e grupit në Irlandë

Një shqiptar, që dyshohet se është i përfshirë në kontrabandë dhe trafik njerëzish drejt Republikës së Irlandës, por edhe në...

Close