X

“Askush nuk e zë vendin e tij”, Ori Nebiaj flet hapur për dashurinë me Islin: Një djalë fantastik


Dyshja e “Wake Up”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami janë ndër moderatorët më të dashur për publikun shqiptar.

Duke u nisur nga raporti i mirë që ata kanë arritur të krijojnë me njëri tjetrin, u përfol edhe në mediat rozë nëse ka diçka më tepër mes tyre, përveçse miq të mirë.

Teksa së fundmi Ori ka dhënë një intervistë për revistën “Class”, moderatorja ka zbuluar se me Islin ata janë miq shumë të mire, e sipas saj është shumë vështire të gjesh shok të tillë.

Ndërsa në lidhje me punën, teksa e kanë pyetur sesi është Isli si partner në program, ajo ka thënë: Isli nuk ka të meta si koleg, nuk ka të meta si profesionist, eksperienca e tij në media është mbi 11 vite. Gjithnjë i kujdesshëm dhe i saktë. Një djalë fantastik, që të bëhet menjëherë shok.

“Është Isli… shumë vende bosh, e pastaj kushdo tjetër. Siç thashë ai nuk është thjesht koleg, por është ndër ata miq që rrallë të vijnë në jetë.”– është shprehur ajo.

Ndërsa e vënë para një zgjedhje mes Flori Gjinit dhe Isli Islamit, Ori ka zgjedhur kolegun e saj të “Wake Up”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Humb mundësinë të bëhet pjesë e ‘Italia1’, Kejvina Kthellën e pengoi “Dance with me” (FOTO+VIDEO)

Kejvina Kthella është tashmë një prej personazheve më të përfolur në median rozë, për shkak të jetës që ajo bën....

Close