X

Pas tërmetit të madh, Edi Rama shkul nga themelet dhe tmerron inxhinieren Bozo, e detyron të thotë vetëm po, po, po!

Sapo u kthye nga takimi me NATO-n dhe Bruno Vespën, lideri ynë i madh dhe i papërsëritshëm, Edi Rama, thirri sot në një takim urgjent, profesoreshën e njohur shqiptare, në fushën e inxhinierisë, zonjën e nderuar, 77 vjeçare, Luljeta Bozo.

E shqetësuar për këtë thirrje kaq të beftë, zonja Bozo, duke menduar që udhëheqësi do të kishte një problem serioz dhe të rëndësishëm lidhur me tërmetin, u paraqit në takim 30 minuta para.

Vetë lideri, e priti në zyrë dhe për gati 20 minuta rresht, i shpjegoi profesoreshës, çfarë kishte ndodhur, si erdhi ky tërmet, nga erdhi, pse erdhi, si u zhvillua dhe mbi të gjitha, si udhëheqësi ynë po mendonte, se si do t’i zhdukte efektet dhe dëmet që tërmeti shkaktoi, në fare pak kohë, ku vetë ai, me fuqitë e tij, do të ndërtojë dy qyteza të reja.

Në këtë monolog të paparë, të udhëheqësit tonë, profesoresha e shquar, me sakrificë të madhe, mundi të ndërhynte, për të thënë pesë fjalë, vetëm në fillim të bisedës. Më pas , zonja e shquar, u detyrua plot 102 herë të thoshte vetëm fjalën aprovuese, po, 49 herë fjalën më shumë aprovuese, po,po dhe tre herë fjalën thellësisht aprovuese, po, po, po!

Pasi mbaroi monologun, lideri u çua, i tha profesoreshës faleminderit, e përqafoi, e puthi dhe e shoqëroi deri tek dera me fjalët “po iki në Lezhë për të parë Kalanë”.

– Pse ka ndodhur gjë në Kala? – e pyeti profesoresha e trembur.

– Jo, jo, por unë po shkoj t’i hedh një sy, se nuk kam qenë këtu…

– Allah, allah, – tha me veta zonja 77 vjeçare, sapo u nda nga lideri. Ky s’paska shpëtim. Ishalla dërgon Amerika, si ndihmë, me rastin e tërmetit, ata tre psikiatrit e Trumpit, që t’i mbushin edhe këtij letrat…

Për më shumë informacion, mbi tronditjen dhe tundjet nga themelet, të profesoreshës tonë të nderuar, në takimin me liderin, ndiqni videon më poshtë:

/TPZ.al/Tej e këtej/

VIDEO:

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Myslim Murrizi: Franca të kthejë urgjent 100 mijë eurot, që i dhuruam për Katedralen! Turp për dylberin Edi Rama…

Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në ditët e tanishme, deputeti i opozitës së re, por edhe asaj të...

Close