X

“Bie” Arta Marku, Olsian Çela zgjidhet Kryeprokuror me mandat 7 vjeçar



Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur ditën e sotme, kryeprokurorin e ri të Republikës. Me 101 vota pro, në krye të këtij institucioni u zgjodh Olsian Çela. Ai do të ketë një mandat 7 vjeçar.

Zgjedhja e tij, i jep fund mandatit të përkohshëm të Arta Markut, e anatemuar shumë gjatë ushtrimit të funksionit të saj, për shkak se u zgjodh vetëm me 69 vota dhe opozita e ka konsideruar si një person thellësisht të ndikuar nga interesat e mazhorancës.

Kush është Olsian Çela?

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.

Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokurorin tek Krimet e Rënda në Tiranë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Balla: PPP-të nuk i anulojmë, ekipeve tona të emergjencës s’u mungonte asnjë pajisje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se qeveria nuk do i...

Close