X

Emri/ ​Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar, pista ku po hetohet

Ish-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30. I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, konfirmoi se autoritetet i janë përgjigjur rastit të një vdekjeje të dyshimtë dhe se ekipet përkatëse janë në terren.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren konfirmoi se bëhet fjalë për ish-prokurorin dhe se rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Rama u “përvishet” deputetëve të opozitës së re: Nuk dini të flisni, jeni pasoja e tërmetit të opozitës. Ju jeni gërmadhat e…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës së re në parlament. Kreu i qeverisë gjatë fjalës në Kuvend i...

Close