X

Rashford prish planin për hakmarrje të Zhoze Murinjos

Markus Rashford ka prishur planin për hakmarrje të Zhoze Murinjos, i cili shpresonte që sot me Totenhemin t’i jepte leksion Mançester Junajtid që e shkarkoi një vit më parë. Portugezi është mundur sot në “Old Traford” ku kthehej për herë të parë si “armik” që nga largimi i tij dhe nuk arriti të dilte me pikë nga stadiumi.

Rashford që në minutën e 6-të gjeti golin për vendasit, ndërsa më pas një magji e Dele Alli vendosi baraspeshën në shifra. Por Sisoko shkaktoi penallti në pesën e dytë dhe Rashford ekzekutoi me saktësi, duke i dhënë suksesin 2-1 “djajve të kuq” në këtë duel.

Ndërkohë, Leister vazhdon marshimin dhe me suksesin 2-0 ndaj Uotford falë penalltisë së Vardit dhe golit të Madison në shtesë, mbetet para Mançester Sitit në renditje. Konfirmohet në katërshen më të mirë edhe Çelsi, që mundi Aston Vilën 2-1 falë Abraham, autor i një goli dhe një asisti në duelin e sotëm.

Rezultatet

Leister-Uotford 2-0
55’ (p) Vardi, 90’+6’ Medison

Mançester Junajtid-Totenhem 2-1
6’, 49’ (p) Rashford / 39’ Dele Alli

Çelsi-Aston Vila 2-1
24’ Abraham, 48’ Maunt / 41’ Trezege

Sauthempton-Noruiç 2-1
22’ Ings, 43’ Bertrand / 65’ Puki

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Macron propozon konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit....

Close