X

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: VAR është një lëmsh, je në pozicion jashtë lojë nëse ke hundën e madhe


Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është treguar shumë i ashpër me VAR. Teknologjia e cila tashmë përdoret thuajse në çdo kampionat të Europës, ka sjellë shumë debate.

Teksa edhe pse tashmë falë teknologjisë gjyqtarët kanë mundësi të rishohin aksionin, sërish vendimet e tyre kontestohen, ashtu siç ndodhte në të kaluarën.

Ceferin ka theksuar se VAR është një lëmsh dhe se futbollistët tashmë nuk festojnë më pas një goli, por presin. Ndërsa shtoi se në lidhje me pozicionin jashtë loje ka shumë dyshime, pasi nëse ke një hundë të madhe atëherë je në pozicion të parregullt.

“Në këto kohë rrezikon të jesh në pozicion jashtë loje nëse ke hundën e madhe. Linjat e pozicionit të parregullt janë të vizatuara nga Var, ndaj ky kriter është pak subjektiv. Kështu, propozimi jonë të cilin do e flasim edhe me divizionet e arbitrave është që të kemi një tolerancë prej 10 apo 20 centimetrash.

Para dy javësh patëm një takim me trajnerët më të mirë. Klop, Ançeloti, Guardiola, Alegri e Zidan. I treguam një faull me dorë dhe i pyetëm nëse ishte i dënueshëm apo jo.

Gjysma tha po, tjerët thanë jo. Prandaj më thoni si mund të jetë e qartë rregullorja. Disa arbitra në Angli nuk e kontrollojnë fare, ndërsa në Itali rrinë gjysmë ore për të marrë vendimin. Është një lëmsh.

Asnjëherë nuk kam qenë fans. Anësorët as nuk e ngrenë më flamurin. Ata presin, presin dhe presin. Lojtarët as nuk festojnë më. Presin për VAR. Si ta definojmë një faull me dorë por që është i qëllimshëm? Arbitri nuk është një psikolog në gjendje për të ditur nëse diçka bëhet me qëllim apo jo”, u shpreh Ceferin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Eksperti i Antimafias: Në Shqipëri, hija e mafias në rindërtimin pas tërmetit

Nga Vincenzo Musacchio* Rindërtimi pas tërmeteve ka tërhequr historikisht interesimin e mafieve dhe as Shqipëria nuk ka për të qenë...

Close