X

FOTO/ Vrasja në Tepelenë, kush është 47-vjeçari që humbi jetën, vëllai i tij mori plumb në këmbë

Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit nga Tepelena, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetri u plagos.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit. Burime zyrtare thanë se nga të shtënat me armë i vrarë mbeti Artur Bresha, rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, Artan Bresha, rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja ka dyshime të ketë ndodhur për hasmëri të vjetra. Mësohet se viktima ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje te by-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga ngjarja në fjalë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Në 107-vjetorin e ushtrisë shqiptare, Basha: Mirënjohje nga zemra efektivëve të FA-ve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka shprehur mirënjohjen e tij efektivëve të Forcave të Armatosura në 107-vjetorin e...

Close