X

FOTO/ Morena Taraku: Unë dhe Stresi jemi bërë sot me një vëlla të vogël


Nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor i është bashkuar dhe këngëtarja Morena Taraku.

Ajo ka lënë Turqinë për të vizituar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipwri.

Ajo së bashku me reperin e njohur Stresi shkuan në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Atje ata takuan një djalë të vogël, i cili i ka mbijetuar tërmetit.

Bëhet fjalë për Alesion, i cili në momentin e tërmetit ndodhej në katin e pestë të banesës, por u hodh prej saj dhe arriti të shpëtonte.

Morena në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto nga vizita e saj me Stresin në spital pranë Alesios dhe bashkëngjitur shkruan se tani ata janë bërë me një vëlla të vogël.

“Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi…Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”.

 

View this post on Instagram

 

ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI … UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL ❤️🇦🇱

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Ende dridhem”, Xhesika Berberi tregon gati e përlotur 30 sekondat e tmerrit: Kushërinjtë e mi kanë pasur dëme, prindërit bërtisnin…

Modelja Xhesika Berberi ka rrëfyer se si i ka përjetuar 30 sekondat e tmerrit të 26 nëntorit kur tërmeti goditi...

Close