X

Barcelona rinovon me adoleshentin rekordmen, klauzolë si askush tjetër

Ansu Fati është basti i madh i Barcelonës për të ardhmen. Duket qartësisht se te Barcelona janë të bindur se ai do të jetë pasardhësi i Mesit, ndaj kanë menduar të blindojnë 17-vjeçarin i cili ka arritur të fitojë hapësira edhe në ekipin e parë me katalanasit. Ndonëse lojtari nga Guinea Bisau kishte nënshkruar në korrik një kontratë me klubin deri në vitin 2022, drejtuesit e kanë bindur të rinovojë atë duke i përmirësuar pagën, por edhe duke i ndryshuar klauzolat.

Ndryshimi i datës së përfundimit të kontratës nuk ndryshon, pasi do të jetë përsëri në qershor 2022. Por ata që ndryshojnë janë termat ekonomikë personal të lojtarit me klubin e sidomos klauzola e largimit të tij. Ajo ishte 100 milionë euro dhe tani shifra është çuar në 170 milionë euro.

Por nuk përfundon këtu, pasi futbollisti llogaritet aktualisht si pjesëtar i ekipit të dytë. Sipas marrëveshjes së re, në momentin që ai firmos përfundimisht si futbollist i ekipit të parë, klauzola e largimit do të ndryshojë automatikisht duke u bërë 400 milionë euro. Një shifër e paarritshme për këdo, edhe pse bëhet fjalë për një nga talentet më premtuese të futbollit botëror që regjistroi rekord pas rekordi që nga momenti kur debutoi me Barcelonën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ish-futbollisti i Juventus: Ronaldo ka muaj që zvarritet në fushë, duhet ta pranojë moshën

Kristiano Ronaldo prej disa kohësh nuk është në nivelin e pritshmërive për të. Luzitani i ndikuar edhe nga një dëmtim...

Close