X

‘…S’vrasin tërmetet por ndërtimet…’


Nga Kastriot Islami

Tërmetet s’mund të parashikohen me saktësi, pra data dhe ora e saktë e ndodhjes së tyre. Por vetëm statistikisht.

Tirana vlerësohet zonë sizmike me magnitude 5-6 të shkallës rihter. Kurse Durrësi vlerësohet zonë sizmike me mangnitude 6-7 të shkallës rihter.

Intensiteti i matur me ballë, i cili vlerësohet nga pasojat e tërmetit, është më i lartë atje ku magnituda është më e lartë dhe sa më afër epiqendrës, pra sa më afër zonës ku tërmeti ka qendrën e tij.

Zona me rrezik më të lartë përjestimor është zona rrethore me rreze rreth 100 km nga epiqendra, përtej kësaj zone rreziku sizmik bie në nivel të konsiderueshëm.

Normalisht projektet e ndërtimeve në Tiranë duhet të behën të tilla që të përballojnë tërmete të mangnitudave 5-6 shkallë të rihterit dhe në Durrës, 6-7 shkallë te rihterit. Natyrisht duke marrë në konsideratë edhe cilësinë e tokës dhe rrethana të tjera.

Nëse projektet e ndërtimeve në Tiranë, Durrës, Laç apo gjetiu janë bërë duke pasur parasysh shkallën e mësipërme të tërmeteve atëherë ndërtimet e sakta do të mund të përballonin tërmetet që statistikisht s’do të ishin më të larta se vlerat e përmendura më sipër.

Shumë qytetarë bëjnë pyetjen: Përse kanë ndodhur dëmtime të ndërtesave në Durrës e në Tiranë? Ose ndryshe: përse disa ndërtime nuk kanë mundur të përballojnë tërmetet e fundit, të shtatorit e të nëntorit që kanë ndodhur në zonën Durrës-Tiranë-Laç?

Përgjigja e ekspertëve është e thjeshtë: Këto ndërtime s’kanë mundur të përballojnë këto tërmete sepse:

a) Projektet e hartuara nuk janë zbatuar sipas parashikimit (sidomos pas vitit 1990), arsyet në këto raste janë të shumta, por kryesorja është babëzia e ndërtuesve për të fituar maksimalisht;

b) Shumë ndërtesa të ndërtuara saktësisht (sidomos para vitit 1990), kanë humbur cilësitë e tyre për të përballuar tërmetet e shkallëve të mësipërme për shkak të amortizimit me kalimin e kohës dhe askush nuk është kujdesur për të bërë hetimin e vlerësimin e aftësive të tyre të ulura me kalimin e kohës;

c) Në disa ndërtesa (të vjetra të ndërtuara para vitit 1990) janë bërë ndryshime/ndërhyrje të ndaluara në katet e poshtme që janë kthyer në dyqane duke ulur aftësitë e ndërtesave për të përballuar tërmetet sipas parashikimeve dhe për më tepër askush nuk ka bërë hetimin e vlerësimin e aftësive të tyre për të përballuar tërmetet sipas shkallëve të përcaktuar më sipër.

Përfundimi është i qartë: Janë shkatërruar apo dëmtuar ato ndërtesa të reja që janë keqndërtuar duke mos respektuar standardet e përcaktuara në projektet fillestare dhe ato ndërtesa të vjetra që ose janë amortizuar më kalimin e kohës a janë dobësuar nga tërmetet e mëparshme apo ato ndërtesa të vjetra ku janë bërë ndërhyrje/ndryshime të ndaluara. Këto dëmtime janë shoqëruar me humbjen e 51 jetëve; pra ‘vrasësit’ e vërtetë janë ndërtesat e keqndërtuara apo të amortizuara apo të dobësuara nga arsye të ndryshme.

Nga ky përfundim do të dilte nevoja të kryhen hetime për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në çdo rast, duke shmangur prishjen e provave që do të ndodhte nga prishja e pa protokolluara të ndërtimeve.

Për të evituar pasojat në të ardhmen, duhet të hetohen e vlerësohet aftësia e ndërtimeve për të përballuar tërmetet 5-6 të shkallës rihter në Tiranë dhe 6-7 të shkallës rihter në Durrës, por edhe në zonat e tjera. Konkretisht, duhet për hetohen e vlerësohet, sipas praktikave standarte dhe nga ekspertë të ndërtimit e të sizmikes, cilat ndërtesa s’mund të përballojnë tërmetet sipas zonave të mëspirmë sizimike:

a) sepse ato janë keqndërtuar apo projektet që janë keqzbatuar;

b) ndërtesa që janë amortizuar me kalimin e kohës;

c) ndërtesa që kanë humbur aftësitë për shkak të amortizimit apo për shkak të ndërhyrjeve të ndaluara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/