X

Solidarësia si vlerë e shoqërisë shqiptare, jo si detyrim prej qeverisë!

Nga Luan Rama

Solidarësia si vlerë e shoqërisë shqiptare, jo si detyrim prej qeverisë!

Zoti kryeministër, dikush ka urdhëruar ministritë e qeverisë tuaj që t’ju mbahet një pjesë e pagës punonjësve, si kontribut për zhdukjen e pasojave të tërmetit!

Ndalojeni këtë praktikë të shëmtuar e mos e ndyni solidarësinë si vlerë të shoqërisë shqiptare me urdhëra idiotësh që fyejnë më së shumti ata që u dēmtuan më rëndë nga tërmeti!

Ndër shqiptarët solidarësia është një vlerë thelbësore dhe e qenësishme.
Eshtë institucion që na vjen prej historisë së lashtë si trashëgimi e vyer e shfaqet ndër ne sa herë shpirti shqiptar vihet në provë përballë vështirësish të ndryshme; në fatkeqësi a në luftëra.

Solidarësia nuk ka nevojë për qeveri. As për kryeministër a president nuk ka nevojë.
Sepse është në shpirtin dhe në vetëdijen shqiptare.

E sa herë e ka lypur nevoja, shqiptarët janë bërë bashkë e përkrah njëri-tjetrit, i kanë ndarë bashkë, të keqen dhe të mirën.

Edhe tërmeti i 26 nëntorit dhe rrënojat e plagët e tij e vunë sërish në provë solidarësinë shqiptare, e ajo u shfaq padyshim më e fortë se tërmeti.
Shqiptarisht e bujarisht pranë e bashkë me njëri-tjetrin.
Prej kësaj vlere më së pari na erdhën të parët në ndihmë edhe vëllezërit e Kosovës.

Lërini qytetarët ta shprehin vetë solidarësinë me shpirt e zemër!
Solidarësia nuk bëhet me urdhër dhe as me vendime qeverish zoti kryeministër!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Sapo ishte furnizuar me gaz, makina në Korçë merr flakë sa del nga karburanti

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë pasditen e sotme. Nga të dhënat e para mësohet se...

Close