X

‘Shefi ka gjithmonë të drejtë’/ Rrjeti tallet me dyshen Veliaj-Rama pas urdhrit ‘lyej shkallët’

Kryeministri Edi Rama nuk i ka patur fort të mira raportet me bashkëpunëtorët e  tij. Pas Erion Braçes dhe Sandër Lleshit, kryeministri ka degjeneruar në publik edhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, ndaj të cilit ka shfryrë të gjithë mllefin e akumuluar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Teksa akomodonin një prej familjeve që i është shkatërruar banesa në 26 Nëntor, Rrama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 4 e gjys të mëngjesit muret të lyhen nga ai vetë, duke e “degjeneruar” kryarin e Bashkisë direkt, ndërsa ai dëgjonte urdhërat e shefit të tij.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme, të cilat tallin dhe ironizojnë veprimet e të dyve.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erjon? Pse nuk i lyeni këto muret?
Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…
Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryemisri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Veliaj: Ok.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Intervista me Geraldina Apponyi në Tiranë/ Nga jeta me Mbretin Zog e motrat e tij, mësimi i gjuhës shqipe deri tek gardëroba

Tiranë, mars 1938. – Vila e bukur e vëllait të mbretit Zog gjendet në skaj të lagjes së re, midis...

Close